E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I arrestuar vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Publik News

I arrestuar vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Policia ka vënë në pranga 115 persona në kuadër të operacionit të zhvilluar mbrëmë në 8 qytete për të goditur lojërat e fatit. Të arrestuarit janë: Gramoz Murataj, Ervin Frashëri, Isuf Tato, Igli Oboni, Elvis Mulaj, Denis Hysko, Erdian Myftari.

Abc News ka mësuar gjithashtu se Elvis Mulaj është vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Kolegji është një ndër institucionet e reja të reformës në drejtësi dhe Mulaj është në krye të hierarkisë sa i përket vettingut të gjyqtareve dhe prokurorëve të Shqipërisë. Ndërsa për të arrestuarin tjeter Gramoz Murataj, abcnews.al ka mësuar se ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Murataj ka dhe 3 kompani lojrash fati ne Itali te licensuara.

Operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër, ka sjellë hedhjen e prangave në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim. Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celular e aksesorë të tjerë që shërbenin për organizimin dhe implementimin e aktivitetit kriminal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.