I bënë atentat Preng Palucës dhe gruas së tij, arrestohen në Madrid Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka
Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka janë arrestuar në Spanjë nga një operacion special i policisë së Madridit. Lajmin e bëjnë të ditur vetë autoritetet spanjolle, që zbulojnë se dy të skeduluarit kriminalë ishin shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.
Ata akuzohen për atentatin ndaj Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij, të cilët fatmirësisht arritën të shpëtojnë. Të dy autorët skicuan planin dhe e vunë në jetë për t’i vrarë burrë e grua, por përpjekja e fundit e tyre dështoi në dhjetor të vitit 2021.
Edmir Vlashi
Në atë kohë policia mundi të gjejë në banesat e tyre shumën prej 90 mijë eurosh, teksa ishin larguar nga vendi para se autoritetet të binin në gjurmët e Edmir Vlashit dhe Hektor Ndokës. Përveç parave, u zbulua edhe një arsenal armësh.
Ende nuk ka asnjë deklaratë nga ana e policisë shqiptare për arrestimin e kësaj dysheje, teksa kapja e tyre mund të jetë një pikë kyçe për zbardhjen e një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në të cilat ata dyshohet se janë përfshirë. Në vijim pritet të bëhet ekstradimi i menjëhershëm i Vlashit dhe Ndokës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



