‘I bëri video-montazh Bashës’, reagon Bardhi: Sulme banale, Rama nuk ka ide
Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme një videomontqzh në instagram, ku ishin bashkuar dy sekuenca fjalësh të Lulzim Bashës, teksa dëgjohej të thoshte “Besoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për të më dëgjuar mua të flas nga mëngjesi në darkë broçkulla”.
Në lidhje me këtë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.
Përmes një shënimi në facebook, Bardhi thotë se Rama nuk ka ide dhe është i papërgatitur, kësisoj përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij me sajesa e sulme banale.
“Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!”, shkruan Bardhi.
***
Kuptohet kehtë që video është e montuar. Janë shkëputur dy pjesë nga diskursi i Bashës dhe janë bashkuar si të ishte një e vetme e pashkëputur.
Krahas videos, Rama shkruan: Dakord me ty!
Më herët sot, Lulzim Basha vuri në dukje dhe theksoi faktin se qeveria, konkretisht Rama, fyen e shan opozitën sepse s’ka ç’të bëj tjetër, pasi nuk ka ide dhe plane masash emergjence.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



