E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I besuari i  Soros, zgjidhet kryetari i KLP-së
Lajme

I besuari i Soros, zgjidhet kryetari i KLP-së

Gent Ibrahimi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) në mbledhjen e sotme që drejtohej nga anëtarja më e vjeter joprokurore, në prani edhe të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Ibrahimi është bashkautor i disa artikujve, studimeve, teksteve shkollore në fushat e të Drejtës Administrative, Sistemit Gjyqësor, Organizatave Jo-fitimprurëse, të Drejtës së Informimit, por  në  sy bie fakti se kryetari i zgjedhur i KLP-së, ka punuar edhe si Oficer Programi në Fondacionin Soros (1994 – 1995).

Pas dhënies së vendimit, Ibrahimi u shpreh se e sheh këtë mundësi si një vijim të misionit personal, të nisur me reformën në drejtësi.

E kam parë sistemin nga jashtë, tani sfidë është ta shoh atë nga brenda”

Ndërkohë për postin e zv/kryetarit garojnë: Nurihan Seiti, Alfred Balla dhe Tartar Bazaj

Pas konstituimit brenda 5 ditësh KLP pritet të shpallet garën per Prokuror të Pergjithshëm. Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë.

Anëtarët e KLP janë: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës, Besnik Cani prokuror i Elbasanit, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, Kostaq Beluri nga prokuroria e përgjithshme, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj. Pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.