E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I çoi të gjithë studentët në protestë, por tarifat për provimet e mbetura paguhen ende!
Lajme

I çoi të gjithë studentët në protestë, por tarifat për provimet e mbetura paguhen ende!

Tarifimi i çdo krediti për lëndët përsëritëse ka qenë pikërisht arsyeja e nisjes së protestës.

Këmbngulja e mijëra studentëve solli anulimin e pikës 4 të këtij vendimi, por pavarësisht kësaj, studentët e masterit të Akademisë së Arteve vijojnë t’i nënshtrohen pagesës të krediteve për provimet e mbartura.

Kamera e Top Channel shkoi në zyrat e financës së këtij Universiteti, ku u pohua skandali i marrjes së të ardhurave nga studentët në mënyrë të padrejtë duke shkelur detyrimin ligjor.

“Punonjësja: VKM-ja nuk ka prekur… në master je?

-Studenti: Po.

Punonjësja: Nuk ka prekur masterin fare.

1 kredit kushton 3500 lekë, dhe studentët janë të shqetësuar se si ky vendim i anulluar aplikohet në institucionin arsimor ku ata studiojnë me çmime tepër të larta për ekonominë e tyre.

Punonjësja: 6 kredite edhe 2.

Studenti: Sa i bie në total?

Punonjësja: 8.

Studenti: Në çmim sa i bie?

Punonjësja: 28 mijë të reja, 280 mijë lekë.

Studenti: Po si ka mundësi? Këta thanë që do i heqin kreditet!

Punonjësja: Ato kërkuan te Bachelor-i, ja hoqën pra Bachelor-it kreditet. Donin të vinin kredite te Bachelori, studentët u ngritën se nuk donin atë Bachelor-in me kredite.

Studenti: Po e di këtë histori…

Punonjësja: Po masterin nuk e ashtu fare.

Punonjësi: Masterin se kanë prekur asgjë fare. Edhe kryeministrin po ta vesh re, e ka thënë “Masteri asgjë”.

E kontaktuar nga Top Channel, Ministria e Arsimit nuk kishte dijeni për këtë skandal, dhe sipas saj ‘nuk diskutohej që ndryshimi i VKM-së që hiqte tarifimin e krediteve për të gjithë studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, zbatohej”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.