E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“I ÇOJ MILL PARTIZANËVE”… KUSH ËSHTË SHOFERI I KAMIONIT TË KOKAINËS ME VLERË 180 MILION EURO QË U KAP NË DURRËS
Lajme

“I ÇOJ MILL PARTIZANËVE”… KUSH ËSHTË SHOFERI I KAMIONIT TË KOKAINËS ME VLERË 180 MILION EURO QË U KAP NË DURRËS

jë sasi rekord kokaine, plot 613 kg e 350 g, është kapur brenda një kamioni me banane mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.

Kokaina kapte vlerë tregu mbi 180 milion euro dhe kishte si destinacion kompaninë në Maminas “Arbri Garden” shpk, me pronar biznsemenin Arbri Çekaj, i shpallur tashmë në kërkim. Në flagrancë sakaq,  janë arrestuar Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.Ky i fundit, i cili drejtonte kamionin me drogë, mesa duket ka qenë tejet “transparent” me miqtë e të njohurit e tij sa i takon punës që bënte, shkruan newsbomb.al.

Edhe në përshkrimin në facebook, Armando Pezaku shkruante se punonte si shofer kamioni. “I çoj mill partizanëve”, shkruan te të dhënat kamionisti i kokainës. E pra, “milli” rezultoi kokainë… E ndërsa “partizanët” janë në kërkim, shoferi i kamionit ndodhet tashmë në qeli.

rreth.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.