I dënuari për terrorizëm Fadil Myslimani akuzon Sali Berishën së më 2012 u bëri thirrje shqiptarëve të luftonin përkrah ISIS për xhihad në Siri
Fadil Myslimani vuan dënimin për terrorizëm në burgun e Fushë-Krujës, pasi referuar vendimit të gjykatës ai përmes propagandës fetare ka frymëzuar disa shqiptarë që të ndjekin rrymën tekfiriste dhe salafiste të islamit për t’u përfshirë në luftimet e xhihadistëve në Siri.
Ish-kuzhinieri i xhamisë pranë Unazës së re thotë se fjala e tij s’ka pasur ndikim pasi ka shërbyer thjesht si kuzhinier për 20 fëmijë në xhami por shton se vetë do të shkonte i pari në Siri për të shpëtuar motrat myslimane prej përdhunimeve, lëndimit dhe vdekjes. Për të kanë qënë të tjerë ata që kanë ndikuar dhe mes tyre kryeministri i asaj kohe Sali Berisha.
“Para se të shkonin dhjetëra shqiptarë për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë atje, dua t’ju kujtoj se ka qenë vetë ish-kryeministri Sali Berisha që ka bërë thirrje i pari në vitin 2012 për të shkuar dhe për të ndihmuar popullsinë siriane. Le të vijë dëshmitar në gjyq pasi 3 vjet i ka lejuar shqiptarët që të shkojë lirshëm nga Rinasi. Unë kam qenë kuzhinier dhe nuk kam bërë thirrje. Nëse më pyet mua “a duhet të shkoj?” atëherë mund t’ju them që unë edhe pse jam gjynahqar duhet të shkoja i pari për të ndihmuar popullsinë në Siri. Ky nuk është krim por është mirësi”, shprehet Myslimani.
Ky është një fakt i padëgjuar më parë ku Sali Berisha, sipas këtij dëshmitari, ka bërë thirrje të hapur që shqiptarët të shkonin për xhihad në Siri për të luftuar për ISIS dhe shtetin islamik. E pakonceptueshme për një kryetar qeverie të një vendi evropian, anëtar të NATO-s dhe që aspironte për të qënë pjesë e BE të shpallet zyrtarisht mbështetës i shtetit të ISIS, kësaj të keqeje që mezi po shporret nga Siria dhe Iraku.
Berisha gjithnjë ka qënë mbështetës i islamikëve radikale në Shqipëri. Na anëtarësoi pa dëshirën tonë, pa vendim Kuvendi dhe asnjë strukture shtetërore në Konferencëen Islamike. Madje ka pajisur me pasaporta shqiptare radikalë islamikë pa fund, i ka ndihmuar, ka përfituar para prej tyre. Por deri këtu Berisha nuk kishte arritur, të bënte thirrje për xhihad në Siri përkrah ISIS. Organet ligjzbatuese shqiptare kundër terrorizmit në bashkëpunim me ato të partnerëve tanë strategjikë duhet të hetojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



