E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dërguan të vëllait video të saj seksuale? 14-vjeçarja rrëfen marrëdhënien me dy vëllezërit Kovaçi: Isha në efektin e drogës, më kanë shfrytëzuar e dhunuar për 1 vit
Lajme

I dërguan të vëllait video të saj seksuale? 14-vjeçarja rrëfen marrëdhënien me dy vëllezërit Kovaçi: Isha në efektin e drogës, më kanë shfrytëzuar e dhunuar për 1 vit

Gjyshja e autorit: Mbesën ma drogonin dhe e mbanin si prostitutë nëpër bodrume. E kisha denoncuar rastin, por policia…

Vajza e mitur 14-vjeçare, e cila dyshohet se është bërë shkak i sherrit mes një grupi të rinjsh që përfundoi në një krim të rëndë të shtunën në Elbasan, ku vëllai i saj qëlloi për vdekje Florenc Kovaçin dhe plagosi Mikel Kovaçin, rrëfen për mediat se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë.

Në një prononcim, e mitura tha se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit.

Rrëfimi i vajzës

Pyetje: Çfarë ka ndodhur midis vëllait, Arditit dhe viktimës. Pra si ka nisur konflikti?

Konflikti, unë për të ndenjur me Mikel Kovaçin dhe shoqërohesha aty edhe me Florenc Kovaçin. Kundërshtoja familjen time dhe ikja prej shtëpie. Patjetër që kur i bëja këto isha nën efektin e lëndëve narkotike. Hashash ka përdorur vetëm këtë lëndë.

Pyetje: Me thotë një anëtar i familjes tënde. Që viktima në këtë rast i ka dërguar një video Arditit dhe është kjo video me momente intime tuajin që ka bërë që Arditi të marrë këtë vendim dhe të godas me thikë Mikelin. Sa e vërtetë është kjo?

Tek kjo pjesa skam dijeni. Pasi e thanë shefat e komisariatit e mora vesh. Nuk e dija fare këtë pjesë. Se në fillim kanë bërë një sherr dhe më pas ka ndodhur ngjarja. Pasi erdhi herën e dytë.

Pyetje: Ke denoncuar ndonjëherë në polici Mikelin?

Po, familja ime po

Pyetje: Po pse vazhduat me Mikelin, kur e dinit që kjo situatë do të agravonte?

As vetë nuk e di. As vetë.

Pyetje: Si e ke njohur Mikelin? A ka ushtruar dhunë ai ndaj teje?

Disa herë. Kanë qenë për arsye koti. Me shenja të nxira. Nuk kam denoncuar

Pyetje: Po të kishit denoncuar e dinit që kjo situatë nuk do ndodhte?

E di. Nuk do ndodhte. Jam e vetëdijshme për çdo lloj gjëje. Sigurisht më vjen keq për vëllanë. Se me atë jam rritur. Arditin e kisha me tepër se vëlla e kisha mama, baba të gjitha me pak fjalë. Jam e vetëdijshme!

Pyetje: Në lagje ke pasur ngacmime të tjera? Dhe i keni denoncuar?

Po është e vërtetë. Se di pse mua. Nuk e di është thjeshtë rastësi le të themi se kur kanë qenë denoncimet kam qenë 11-12 vjeç. Rrija vetëm në shpi dhe me gocat e lagjes. Shpi shkolle. Tani nuk po shkoj më në shkollë.

Pyetje: Pse nuk po shkon?

Nuk ka të bëjë aty. Por për ca kohë nuk jam në gjendje të vazhdoj. Mund të kaloj në gjendje…Fajin e kam vetë. Nuk kanë qenë vendime të sakta për moshën dhe zgjedhjen time. Edhe ku dilja e ku rrija.

dëshminë e gjyshes së autorit të vrasjes së Florenc Kovaçit dhe plagosjes së vëllait të tij Mikel Kovaçi në Elbasan.

Gjyshja e Ardit Hidës rrëfen se dy vëllezërit prej afro dy vitesh e drogonin dhe e shfrytëzonin mbesën e saj 14-vjeçare për prostitucion. Gjyshja thotë se familja e saj ka qenë e varfër, është ushqyer duke mbledhur kanaçe rrugës, dhe i vetmi që mbante familjen ishte Arditi.

Gjyshja thotë se nipi i saj ishte paqësor dhe nuk ngatërrohej me njeri. Po ashtu ajo pretendon se e ka denoncuar në Policia rastin e mbesës së saj, por “blutë” nuk kanë marrë asnjë masë.

RRËFIMI

Gjyshja: Historia ka nisur që çuni erdhi në orën 07:00 nga puna. Kisha bërë fasule. Ka bërë nëna buka i thashë, ha i thashë! Ai nuk hante bukë, ai kishte shkuar atje, kishte ardhur dhe e kishin rrahur ata, i kishin çuar mesazh. E kishin rrahur këta jevgjërit, Mikeli me këtë tjetrin…Mikeli dhe ai zorrëgjati që është atje në varr kishin tentuar të vrisnin çuni. Ky debati ka ndodhur për arsye të gocës, sepse i jepnin lëndë narkotike, e shfrytëzonin për prostitucion. Ka 1 vit e gjysmë, dy vjet që rri me ato. Largohu i thashë, se nuk është njeri, mos u merr me jevgjit. Kjo ka një javë që ka ardhur në shtëpi, rrinte rrugëve me ato. Në polici kam denoncuar, policia nuk mori asnjë lloj mase. Shkova sot u thashë më jepni ato dokumentat se kam bërë denoncimin, nuk mi dhanë. Se ku e kanë hallin nuk e di. U thashë do ju çoj në Tiranë, edhe te “Stopi” edhe do i drejtohem kryeministrit Edi Rama që të më ndihmojë me çunin, sepse çuni nuk ngarërrohet me një mace në shtëpi, as në rrugë nuk i ndihet zëri.

Keni pasur kontakte me familjen?

Gjyshja: Na ka telefonuar, na ka ofenduar, u kam thënë largohuni nga vajza se nuk keni punë me vajzën. Ai na shante, e mbyllte prapë. I tha çuni kush je ti, ke marrë gabim byrazer, largohu nga motra ime.

Vrasja

Gjyshja: Edhe ti të shohësh motrën e droguar dhe ta sjellin jevgjit në krah me furgon këtu…Nuk gjendej goca, se e fusnin në bodrume. Arditi doli, i thashë nënë ku po shkon, do dalë nënë do pi kafe, ishte i nxehur. Ishte i vetmi që mbante familjen, ne duke mbledhur kanaçe rrugës jemi ushqyer. Erdhi në shtëpi, ishte i shqetësuar. Nuk i shkonte buka, ishte i revoltuar. U shtri. E thirrën në telefon për një sqarim. Çuni ishte në shtëpi kur erdhi policia, pas vrasjes. Erdhi policia, për çfarë keni ardhur ju byrazer u thashë?

Apeli për shtetin

Gjyshja: Ne shtet nuk kemi. Ato nuk kanë ardhur njëherë të pyesin si e keni hallin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.