E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dha fund jetës pasi dogji ullishten, rrëfehet burri: Rrugës për spital më tregoi se…
Publik News

I dha fund jetës pasi dogji ullishten, rrëfehet burri: Rrugës për spital më tregoi se…

Dallandyshe Blliku, një ditë para ngjarjes së rëndë kishte ndezur zjarrin në oborrin e banesës për të djegur mbeturinat. Por për shkak të erës së fortë që frynte, shkëndijat e zjarrit janë përhapur duke bërë që flakët të përhapeshin nëpër kodrinën afër banesës. Zjarri ka prekur ullinjtë dhe shkurret, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në atë zonë. Mbi 3 mijë rrënjë ullinj u shkrumbuan dhe u deshën rreth 24 orë që flakët të viheshin nën kontroll.

Zjarri shkrumboi rreth 20 hektarë shkurre dhe ullishte. Mëngjesin e së premtes, blutë nisën të merrnin në pyetje banorët e lagjes dhe kjo bëri që 55-vjeçarja të përjetonte keq veprimin që kishte kryer. Në gjendje të rënduar psikologjike, shumë e tronditur dhe me peshën e madhe të ndërgjegjes së vrarë, gruaja ka pirë fostoksinë duke zgjedhur fundin fatal për jetën e saj.

Fillimisht nuk u mor vesh arsyeja, por vetëm pasi Policia dhe ambulanca shkuan për t’i dhënë ndihmë, burri i saj tregoi arsyen. Ai u tha uniformave blu se Dallandyshja kishte pirë fostoksinën për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në të cilën ndodhej pas zjarrit të shkaktuar.

“I mblodhëm dje ato mbeturinat, e unë i thashë mos i digj po pati erë se mos na bën dëme. Më vonë mora vesh që ajo e kish ndezur zjarrin. Erdhi dhe më tha nga ora 7 e darkës. I thashë, na paske hapur punë. Sa thashë unë këtë, ajo shkoi mbrapa te lopët dhe aty ka pirë fostoksinën. Pak më vonë erdhi kryeplaku, i mori deklaratën pastaj i tha ‘Hë se nuk ke bërë gjë’. Mua më erdhi era e fostoksinës dhe e pyeta: Mos ke pirë gjë? Jo më tha. Rrugës për në Polici, kur i plasën të vjellat, tregoi që kishte pirë fostoksinë”, tregon bashkëshorti i saj, Bujar Blliku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.