E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dogjën furgonin që transportonte udhëtarë, Renato Torollari: Zjarrvënia prej konkurrencës!
Publik News

I dogjën furgonin që transportonte udhëtarë, Renato Torollari: Zjarrvënia prej konkurrencës!

S’kam konflike me asnjeri!

Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm shtetasit Renato Torollari i dogjën furgonin e firmës “Morava 93” që kryen transport udhëtarësh me bazë qytetin e Korçës.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 17 dhe u raportua në polici, teksa kjo e fundit konstatoi se ngjarja është e qëllimshme.

Pronari i frugonit është prononcuar për mediat, teksa mohon të ketë konflikte me njeri, ndërsa shprehet se zjarrvënia ka ndodhur prej konkurrencës.

“Siç e shikoni dhe vetë i kanë vënë zjarrin autobusit dhe e gjithë kjo si pasojë e konkurrencës së punës. Linja Korçë-Poogradec, Korçë-Sarandë dhe Korçë-Gjirokastër. Nuk bëhet më si mjet. Me persona të tjerë s’kam probleme, me askënd, thjesht konkurrenca”, thotë pronari i furgonit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.