E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘I doli’ emri në SPAK, a do e tregojë ‘forcën’ sot Bela?
Lajme

‘I doli’ emri në SPAK, a do e tregojë ‘forcën’ sot Bela?

Mesa duket, “ylli” i qeverisë nuk po ndriçon më vetëm në kantieret e tenderave publikë. Belinda Balluku, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, i është shtuar listës së zyrtarëve të lartë që SPAK ka futur nën lupë, për shkelje të barazisë në tendera.

Sot, “Bela” është ftuar në Prokurorinë e Posaçme, e shoqëruar, siç e kërkon zakoni i rasteve serioze, nga avokati mbrojtës. Ftesa mban firmën e prokurorit Dritan Prençi, dhe fakti që kërkohet prania e avokatit nuk është për kafe miqësore, por zakonisht sinjalizon komunikim zyrtar të akuzës penale.

Tashmë pritet të shihet nëse zëvendëskryeministrja do të shfaqet vetë në SPAK apo do ta ndjekë “nga larg” këtë episod, duke u mbështetur te stili i zakonshëm i heshtjes qeveritare.

Balluku, që prej korrikut 2022 mban postin e zëvendëskryeministres dhe prej vitit 2019 atë të ministres së Infrastrukturës e Energjisë, duket se do të ketë përballë një “kantier” tjetër, atë të drejtësisë.

E mbetet për t’u parë nëse “forca” që ka përmendur shpesh në publik do t’i duhet sot në korridoret e SPAK-ut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.