E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I gjenden fidanë me kanabis në tokën e Ujësjellësit të Fierit, arrestohet 35-vjeçari
Publik News

I gjenden fidanë me kanabis në tokën e Ujësjellësit të Fierit, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestua në flagrancë një 35-vjeçar dhe po procedon penalisht kryeplaku i fshatit Grykë dhe inxhinierin e  Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier.

Mësohet se në tokën në administrim të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, shtetasi J.G, kultivonte fidanë narkotikë canabis sativa.

Ndërsa kryeplaku i fshatit ka bashkëpunuar me të, duke e mbajtur të fshehtë ngjarjen. Kurse inxhinieri akuzohet pasi ka shpërdoruar detyrën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Hoxharë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Grykë, të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në tokën në administrim të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. G., 35 vjeç, banues në Dërmënas si autorë i dyshuar i mbjelljes së fidanëve.

Gjithashtu u procedua penalisht për moskallëzim krimi, kryeplaku i fshati Grykë, shtetasi T. Ç., 58 vjeç, si edhe u procedua për shpërdorim detyre  inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,  “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.