E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I jep fund jetës me kallash
Publik News

I jep fund jetës me kallash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Poliçanit.

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se, Ylber Spahiu e ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes në kushtë të rënduara psikologjike.

Burimet konfirmojnë se,viktima ishte prej disa javësh në gjendje të rënduar psikologjike për shkak se jetonte i vetëm pas bllokimit të kufijve nga frika e përhapjes së koronavirusit pasi mbyllja e kufijve la në Greqi gruan dhe dy fëmijët e 48-vjeçarit.

Pas krismave që u dëgjuan në qytet, kanë qenë komshinjtë ata që njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në banesë e gjeti trupin e 48-vjeçarit pa shenja jete. Trupi i pajetë u përcoll në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas ekspertizës rezultoi se 48-vjeçari Ylber Spahiu është vetëvrarë nga arma automatike “kallashnikov”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.