I masakroi me thikë, shqiptari filmoi trupat e vdekur të vajzës së tij dhe italianit: Ia fala gruas njëherë tradhtinë, tani…
Një krim i rëndë ka tronditur Italinë. 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj ka masakruar me thikë vajzën e tij adoleshente dhe një shtetas italian.

Një video e tij ku tregon trupat e pajetë të Massimo De Santis dhe vajzës së tij Jessica Malaj, të masakruar me thikë është publikuar nga mediat vendase.
Në pamje ai tregon trupat e dy viktimave ndërsa bashkëshortja e tij Tefta vajton mbi vajzën e vrarë. Autori i krimit dëgjohet duke kërcënuar gruan dhe djalin 5-vjeçar, që i shpëtuan masakrës.
“I kam therur dhe s’kam mbaruar akoma”, thotë Taulant Malaj, duke treguar trupin e italianit të vrarë me thikë kuzhine në korridorin në hyrje të pallatit.
“E shihni këtë këtu? Ai është italian, unë e kisha falur njëherë gruan time, kjo ishte hera e dytë. E masakrova, i vrava të gjithë. Kjo këtu është vajza ime”, thotë ai.
Autori ngjit shkallët dhe hyn në shtëpi. Aty tregon trupin e 16-vjeçares, e cila u vra nga i ati teksa tentoi të mbronte nënën me trupin e saj.
“Ku është fëmija im?”, thotë ai.
Pamjet e masakrës së Torremaggiore, Taulant Malaj i dërgoi në Whatsapp dhe u shpërndanë në rrjetet sociale.
Mësohet se për djalin 5-vjeçar të çiftit po kujdesen dajat e tij. Ndërsa bashkëshortja e autorit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
45-vjeçari punonte në një furrë buke, ndërsa De Santis ishte pronar i një lokali të njohur në zonë.
Autori dhe shtetasi italian ishin fqinj me njëri-tjetrin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



