E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I morë 7500 euro € një personi, arrestohen dy gjobëvënës në Tiranë
Lajme

I morë 7500 euro € një personi, arrestohen dy gjobëvënës në Tiranë

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen për gjobëvënie.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë E.G.,.30 vjeç dhe I.B., 18 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një 35-vjeçar.

 

 

Këta persona dyshohet se i kishin vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit arritën t’i merrnin 7.500 euro.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni “Përsëritësit“ për goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e gjobvënies

Operacioni nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Vihen në pranga dy pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal si dhe shpallet në kërkim një tjetër

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës ne D.V.P Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare për Krime te Renda Tiranë pas një pune të mirë-organizuar disa javore duke përdorur dhe metoda speciale hetimi,  finalizoi me sukses operacionin “Përsëritësit“ si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E.G.,.30 vjeç, banues në Tirane, me precedent penal në fushën e gjobvënies;

– I.B., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, me banim në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme, pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie,  në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona.

Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.