Biznesmeni durrsak denoncon në Polici zhdukjen pa adresë të punëtorëve nga Nepali
Dy punonjëse nga Nepali braktisin vendin e punës, ndërsa pronari i biznesit kërkon ndihmën e policisë.
Kallëzimi i pazakontë ka ndodhur në Stacionin e Policisë së plazhit të Durrësit. Administratori 68-vjeçar i një hoteli te Shkëmbi i Kavajës ka kallëzuar në polici se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, hotel dhe restorant 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat punonin dhe gjithashtu ishin të akomoduara në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës.
Nuk dihet ende pse janë larguar dy nepalezet nga puna, por policia ka deklaruar se shërbimet e saj vijojnë punën për gjetjen e tyre, ndërsa kanë referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


