E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I moshuari ‘kërcënon’ me bastun në Këshillin Bashkiak të Maliqit
Lajme

I moshuari ‘kërcënon’ me bastun në Këshillin Bashkiak të Maliqit

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit, e zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje, është shoqëruar me debate dhe tensione mes këshilltarëve, ndërsa përfaqësuesit e majtë vendosën të largohen nga salla.

Mbledhja ishte thirrur nga opozita dhe nisi rreth orës 10:00, por zgjati vetëm rreth 20 minuta. Në qendër të diskutimeve ishte Reforma Territoriale dhe qëndrimi që Këshilli Bashkiak i Maliqit duhet t’i përcjellë Kuvendit lidhur me rishikimin e ndarjes administrativo-territoriale.

Në rendin e ditës ishte përfshirë miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak, i cili më pas do t’i dërgohej Parlamentit si pjesë e procesit të rishikimit të hartës territoriale të vendit.

Të majtët nuk pranojnë të marrin vendim

Gjatë mbledhjes, grupi i këshilltarëve të majtë deklaroi se nuk do të merrte pjesë në një vendimmarrje për propozimin që do t’i përcillet Kuvendit.

Situata u tensionua më tej pas përfundimit të diskutimeve, kur kryetari i Këshillit Bashkiak njoftoi mbylljen e mbledhjes.

Vendimi shkaktoi reagime nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët që ndodheshin në sallë, duke e kthyer mbledhjen në një përplasje të fortë verbale.

I moshuari përplaset me të pranishmit: “Ulu atje!”

Mes tensioneve të krijuara në sallë, një prej qytetarëve të pranishëm u shfaq i revoltuar për mbylljen e mbledhjes.

Në pamjet e publikuara nga mbledhja, i moshuari shihet teksa i drejtohet njërit prej personave të pranishëm, duke përdorur edhe bastunin e tij në momentin e përplasjes.

“Kush e mbyll mbledhjen? Ulu atje. Ulu shpejt”, dëgjohet të thotë ai.

Maliqi drejt bashkimit me Korçën?

Përplasja në Këshillin Bashkiak zhvillohet në një kohë kur vijon diskutimi për ndryshimet e propozuara në kuadër të Reformës Territoriale.

Sipas draftit të propozuar nga socialistët, Bashkia e Maliqit parashikohet të bashkohet me Bashkinë e Korçës.

Ky propozim ka hapur diskutime në nivel vendor, ndërsa këshillat bashkiakë pritet të shprehin qëndrimet e tyre në kuadër të procesit që synon rishikimin e ndarjes administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.