I përlotur braktis Shqipërinë talenti i informatikës Besmir Semanaj
Mijra demokrat po largohen nga Shqipëria. Besmir Semanaj drejtor në Telekom dhe një nga figurat më tue shquara në PD ka vendosur ta braktis Shqipërinë menjëherë pas kuvendit kombëtar.
Miku i tij Ervin Saljani i ka kushtuar një dedikim të veçantë.
Ja çfarue shkruan deputeti Saljani:
“Shqipëria po thahet!
Besmir Semanaj inxhinier IT, me të ardhura familjare mujore 2500 Euro në muaj, të djelë largohet përfundimisht nga Shqipëria.
Shqipëria e sotme nuk po largon vetem të papunët, të pashpresêt dhe krahun e punës!
Mungesa e drejtësisê, e rregullave të lojës, e meritokracisë fatkeqësisht po largojnë profesionistët dhe të aftët!
Udha e mbarë mik, ne do të luftojmë që ju të ktheheni një ditë, që Shqipëria të jetë vendi i mundësive dhe jo i heqjes së mundësive!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



