Detaje të reja rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Francës, Paris.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, mësuesi i ekzekutuar në mënyrë makabre është Samuel P.
Agresori mbeti i vdekur nga policia. Bëhet fjalë për një 18-vjeçar të lindur në Moskë. Viktima ishte profesor i Historisë dhe Gjeografisë i shkollës së mesme të Bois d’Aulne, të Conflans-Saint-Honorine.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të ditës së sotme, 25 milje nga qendra e Parisit. Autori i dyshuar i preu kokën me thikë mësuesit, pasi ky i fundit në shkollë i kishte treguar nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka ndërprerë të gjitha angazhimet e tij, teksa ka udhëtuar drejt vendit ku ndodhi vrasja e profesorit të Historisë dhe Gjeografisë.
Macron dënoi aktin, të cilin e quajti sulm terrorist islamik.
“Një nga bashkëqytetarët tanë u vra sepse ai u mësoi, u mësoi studentëve lirinë e shprehjes, të besonin ose të mos besonin. Bashkatdhetari ynë ishte viktimë e një sulmi terrorist të theksuar islamik. Errësira dhe dhuna që e shoqëron atë nuk do të fitojë. Kërkojmë dhe duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku”, tha Macron.