I riu hidhet nga ura në Tiranë
Pra pak momentesh është raportuar se një i ri është hedhur nga ura ditën e sotme në kryeqytet. Motivet që kanë shtyrë të riun drejt tentativës së vetëvrasjes paraprakisht thuhet se është gjendja e rënduar psikologjike.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërkohë që 30 vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



