E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu  që sh*rroi Kryeministrinë do paguajë gjobë dhe  sekuestro të mjeteve/mallrave që kanë shërbyer për kryerjen e kundravajtjes
Politikë

I riu që sh*rroi Kryeministrinë do paguajë gjobë dhe sekuestro të mjeteve/mallrave që kanë shërbyer për kryerjen e kundravajtjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, njoftoi sot gjobitjen me 20 mijë lekë të PD-së, pasi një protestues urinoi në derën kryesore të godinës qeveritare.

Mënyra sesi protestuesi shprehu zemërimin e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është kthyer në virale në rrjet, ndërsa Veliaj e ka parë si një mënyrë për të vendosur një masë administrative apo gjobë.

Madje në fletën e gjobës, Lali Eri i referohet edhe nenit përkatës në vendimin e Këshillit Bashkiak për masat administrative.

Kështu në nenin 14, përveç masës administrative që Lali Eri vendosi prej 20 mijë lekësh, i duhet të sekuestrojë edhe mjetet/mallrat që kanë shërbyer për kryerjen e kundravajtjes administrative.

Në rastin konkret nuk dihet se çfarë do t’i sekuestrojë Lali personit në fjalë. A do t’ia arrijë kryebashkiaku t’a zbatojë me rigorozitet ligjin që i referohet? Mbetet për t’u parë, ndoshta në fillim i duhet të identifikojë personin…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.