E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu shërbente te ferma e Asmer Bilalit, përplasja e bandave solli vrasjen e 19-vjeçarit
Publik News

I riu shërbente te ferma e Asmer Bilalit, përplasja e bandave solli vrasjen e 19-vjeçarit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër, ku mbeti i vrarë 19-vjeçari Erjon Xhenje.

Burime bëjnë me dije se i riu shërbente nw fermën e kuajve të Asmer Bilalit, një emër shumë i njohur në botën e krimit në Shkodër.

Ngjarja mendohet të jetë vazhdimësi e rivalitetit mes bandës së dy fiseve në qytetin verior, Bajri dhe Lici.

Në lagjen “Zooteknike”, është gjetur i djegur, motori që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Vrasja ndodhi në lagjen “Kiras”, ku 19-vjeçari Erjon Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali.

Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.