I riu vdes nga COVID-19 pasi ishte intubuar
Kjo sëmundje është e pabesë ,ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë.Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje! Kjo sëmundje nuk është një lojë,zbatojini këshillat për tu mbrojtur!”, shkruan gazetari, duke bërë një apel të rëndësishëm, për të mos e marrë lehtë situatën në të cilën ndodhemi.
POSTIMI I PLOTE
Një djal i ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitiv që kam njohur.
Për disa ditë me radhë luftoi ndaj sëmundjes së keqe ku ishte përmirësuar ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë ku mjekët e futën menjëherë në intubim dhe brënda disa orësh vdiq.
Fatjoni, një prind dhe familjar shëmbullor i la fëmijët jetim.
Kjo sëmundje është e pabesë ,ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë.Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje !
Kjo sëmundje nuk është një lojë,zbatojini këshillat për tu mbrojtur!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



