I theu hundën, dhëmbin e la pa ndjenja. Si e pësoi greku që masakroi shqiptarin
E peson keq greku qe rrahu barbarisht nje shqiptar ne Zvicer. Përleshja e dhunshme ndodhi në 25 mars 2017 në “Club Vior” të rrugës Löëwenstrasse, ku një 29 vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë, ndërsa për këtë u arrestua një automekanik (24) nga Dübendorf.

Shqiptari mori lëndime të rënda: theu hundën, një dhëmb dhe mori tronditje në tru. Për këtë është fajësuar 24 vjeçari grek, i cili gjithashtu përgjatë një përleshje kishte kërcënuar me vdekje një shofer dhe bashkëudhëtar, shkruan albinfo.ch.
“Grushtat ishin vetëm një tërheqje veshi”
Përpara gjykatës greku ishte i qetë dhe i qëndrueshëm, por sipas tij nuk kishte ndodhur ngjarja aq keq. 24 vjeçari ka mohuar kërcënimet me vdekje. Përveç kësaj ai shtoi se në vend të grushtave ka pasur vetëm tërheqje veshi dhe shkelmat nuk kishin qenë masive, por vetëm goditje të lehta.
Por ndryshe e pa ngjarjen Gjykata. Ajo foli për një vepër brutale dhe e dënoi grekun për këte akt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



