E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vendoset flaka një makine në Elbasan
Lajme

I vendoset flaka një makine në Elbasan

Një makinë është djegur gjatë natës, ndërsa ngjarja është e qëllimshme sipas të dhënave të para nga grupi hetimor.

Makina e djegur është tip “Renault” me targa AA 841 CK në pronësi të Aleksandër Ymerajt banues në lagjen ‘Partizani’.

Autor/ët fillimisht kanë thyer xhamin me mjete të fortë dhe më pas i kanë vendosur flakën makinës duke e djegur pjesërisht, shkruan Shqiptarja.com.

Në momentin e vendosjes së zjarrit makina ka qenë e parkuar në rrugë pranë shtëpisë së Ymerajt. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.