I vihet tritol një biznesi për transferta parash ne Tiranë
Një biznesi për transferta parash në kryeqytet i kanë vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia tha se biznesi është në pronësi të shtetasit P. K. Lënda plasëse ka shpërthyer po ashtu edhe pranë banesës që ka ky person, të cilin blutë e identifikojnë vetëm me iniciale.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, e cila ngjan më shumë me një paralajmërim. Policia ka ngritur grupin hetimor dhe ka marrë në pyetje pronarin e biznesit.
Tiranë/Informacion Paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në afërsi të murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në pronësi të shtetasit P. K dhe në afersi të baneses në pronësi të po këtij shtetasi dyshohet të ketë shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



