E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vodhi çantën Igli Tares, hajduti e pëson keq brenda pak minutave
Bota

I vodhi çantën Igli Tares, hajduti e pëson keq brenda pak minutave

Një udhëtim me tren në Itali nuk ka nisur siç ishte planifikuar për Igli Taren, ish-drejtorin sportiv të Lazios, i cili u bë viktimë e një vjedhjeje menjëherë pasi mbërriti në stacionin hekurudhor “Roma Termini”.

Sipas mediave italiane, Tares iu vodh çanta që përmbante sendet e tij personale, duke e detyruar të kërkonte menjëherë ndihmën e Policisë Hekurudhore.

Pas denoncimit, efektivët nisën menjëherë verifikimet, duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të stacionit. Brenda një kohe shumë të shkurtër, autori i dyshuar u identifikua dhe u arrestua.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, çanta me sendet personale iu rikthye Igli Tares pa vonesë, ndërsa i dyshuari përfundoi në pranga për veprën penale të vjedhjes.

Ngjarja është vlerësuar si një shembull i reagimit të shpejtë të Policisë Hekurudhore italiane, e cila arriti të zbardhë rastin vetëm pak minuta pas kallëzimit të bërë nga ish-futbollisti dhe drejtuesi i njohur shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.