E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vodhi paratë pacientit me Covid-19, Urdhri i Infermierit i heq licencën e punës Ronida Hysës
Publik News

I vodhi paratë pacientit me Covid-19, Urdhri i Infermierit i heq licencën e punës Ronida Hysës

Infermierja Ronida Hysa u arrestua pasi i vodhi një pacienti me koronavirus, 200 mijë lekë (të vjetra) dhe 600 mijë lekë të tjera në llogarinë bankare.

Ditën e sotme, Urdhri i Infermierëve ka njoftuar pezullimin e licencës për ushtrimin e profesionit të Ronida Hysës.

Reagimi i plotë:

Në kthim përgjigje të kërkesës suaj fillimisht Urdhri i Infermierit të Shqipërisë dëshiron të përcjellë me anën tuaj indinjatën dhe keqardhjen për sjelljen e patolerueshme nga ana e një infermiereje.

Së dyti ju bëjmë me dije se me marrjen informacionit për rastin në fjalë menjëherë është mbledhur Bordi dhe me vendim nr. 4 të datës 26.01. 2021 në bazë të neneve 9 dhe 13 të Statutit të UISH vendosi  bllokimin e lejes së ushtrimit të profesionit, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Në përfundim të procesit gjyqësor dhe marrjen e vendimit të formës së prerë do të merret vendimi për heqjen me ose pa afat të lejes së ushtrimit të profesionit të infermierit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.