E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vunë  eksploziv në makinë  prokurori Arjan Muça  drejtoi operacionin për arrestimin e Dritan Dajtit
Publik News

I vunë eksploziv në makinë prokurori Arjan Muça drejtoi operacionin për arrestimin e Dritan Dajtit

Pamje nga vendngjarja ku shpertheu makina

Makina e prokurorit Arjan Muça shpërtheu mbrëmjen e sotme në një parking në zonën e “Komunës së Parisit”.

Arjan Muça është një emër i njohur, pasi ka qenë shefi i Operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në 7 gusht 2009, ku për pasojë mbetën të vdekur 4 policë.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit me në krye Arjan Muçën, ndërhynë në zonën e plazhit në Durrës për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Më pas Muça është emëruar prokuror në Gjirokastër, ndërkohë që muajt e fundit është komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Arjan Muça është bashkëshorti i Gentiana Muçës, e cila është gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës, ndaj policia po heton nëse ngjarja lidhet edhe me detyrën e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.