E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vunë tritol  lokalit në Fushë-Krujë, identifikohet autori i ngjarjes, arrestohet bashkëpunëtori i tij
Lajme

I vunë tritol lokalit në Fushë-Krujë, identifikohet autori i ngjarjes, arrestohet bashkëpunëtori i tij

Policia e Tiranës njoftoi sot (10 shkurt) se ka arrestuar bashkëpunëtorin e autorit që vendosi një sasi tritoli dhe hodhi në erë më 31 Janar të këtij viti në Fushë-Krujë, lokalin ‘Brazili i vjetër’.

I arrestuari është Mondi Topalli, 41 vjeç, teksa vijojnë kërkimet për kapjen e autorit kryesor, Mirgen Zalla.

NJOFTIMI ZYRTAR

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i shtetasit M. Z.

Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T.  Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.