E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I VUNË TRITOL NË MAKINË/ DËSHMON Ervin Memo:Kam konflikte  pronash
Publik News

I VUNË TRITOL NË MAKINË/ DËSHMON Ervin Memo:Kam konflikte pronash

Nga burime të sigurta mësohet se 38-vjeçari është shprehur para hetuesve se kishte konflikte vetëm për shkak të pronave, por se nuk dinte se kë të etiketonte si përgjegjës për vënien e eksplozivit. Kjo, pasi sipas tij, konfliktet nuk kishin qenë aq të ashpra sa të dyshonte se dikush mund ta vriste.

Ndërkohë, mësohet se ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur gjatë pak sekondave. I plagosuri mësohet të ketë pohuar se sapo ka hipur në makinë dhe e ka ndezur, në çast mjeti është copëtuar si pasojë e shpërthimit.

Gjithashtu nga verifikimet paraprake është konkluduar se 38-vjeçari Memo përdorte kryesisht mjete të tjera për të qarkulluar, ndërsa “Benz”-in në fjalë e linte të parkuar para shtëpisë së tij, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas burimeve, veç motivit të dyshuar për konflikte pronësie, hetuesit janë duke verifikuar të gjitha pistat e mundshme deri në konkludimin e një versioni përfundimtar. Janë duke u shoqëruar për t’iu marrë deklarime të gjithë personat që dyshohet të kenë pasur konflikte pronësie me 38-vjecarin Memo, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye të sekretit hetimor.

Pritet që në ditët në vazhdim ekspertët e kriminalistikës të përcaktojnë se në çfarë pjese të makinës ishte vendosur lënda plasëse si edhe të rindërtohet dinamika e shpërthimit.

Familja e 38-vjeçarit ka trashëguar troje ne qytetin e Fierit, pranë Unazës së Re, ku është ndërtuar edhe një pallat që është në proces legalizimi. Ndërkohë, mësohet se familja Memo pretendonte pronësinë e disa sipërfaqeve toke dhe për këtë gjë ka qenë palë në procese gjyqësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.