E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ibrahimaj sqaron detajet mbi taksën e pasurisë: Miratohet brenda 2023-shit
Lajme

Ibrahimaj sqaron detajet mbi taksën e pasurisë: Miratohet brenda 2023-shit

Ministrja e Ekomonisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh në një konferencë për mediat se ligji për taksën mbi pasurinë do të miratohet brenda vitit 2023. 

Ministrja sqaroi se taksa e banesës, vlera e së cilës nuk do të llogaritet më mbi bazën e çmimit të referencës së pasurisë, por mbi vlerën e tregut pritet të implementohet pas tri viteve, në 2026.

“Taksa mbi pasurinë është një proces që ka filluar që në fillim të vitit. Do të miratohet brenda vitit. Jemi në konsultim me Univeristetin Ekonomik dhe Bujqësor. Synojmë që të rritet ndjeshëm taksa mbi pasurinë. Është një proces i kompiliuar që prek të gjithë popullatën. Synohet që taksat për banesat të hyjë në fuqi në vitin 2026. Ne do të duam që tashmë taksa mbi pasuritë të vlerësohet me vlerën reale. Do të zbatohet dhe kalkulohet. Do duhet një angazhim më i madh nga të gjitha bashkitë”, u shpreh ministrja. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.