E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikohet viktima që u ekzekutua  në Fier me kallashnikov
Lajme

Identifikohet viktima që u ekzekutua në Fier me kallashnikov

Elton Javori 41-vjeç mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në Fier.

Ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, në rrethana momentalisht të paqarta.

Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Motivet e kësaj vrasjeje për momentin nuk dihen.

Raportohet se viktima ishte banor i lagjes. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”,sqaron policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.