Idrizi thumbon Bashën: E ktheve bashkinë në ndërmarrje të kunatit
Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës se PDIU është zhytur thellë në qypin e turshive.
Gjatë një takim elektoral ditën e sotme, Idrizi tha se kur Basha ishte kryetar bashkie, jo vetëm që nuk mbajti asnjë premtim, por e shndërroi atë në ndërmarrje të kunatit.
“I përgjigjem nga këtu dikujt që e ka marrë peng një parti të madhe që shumica e kanë prit si partinë e madhe pluraliste. Unë e Mesila kemi qënë një nga themeluesit e saj, por si është e mundur sot që kjo parti e madhe të jetë marrë peng nga kjo parti. Ai nuk kërkon vota për partinë e vetë se ja kërkojnë nga ana tjetër. E di shumë mirë që e ka qejf ujin e detin e di se bashkinë e ktheu në ndërmarrjen e kunatit, po i kujtoj ku e ka premtimin që do jepte 100 mln lekë për varrezat e Kllogjrit”,- tha Idrizi.
Po ashtu, kreu i PDIU-së ka pasur edhe një këshillë për Bashën, duke i thënë: “Shif hallin tënd se i joti është më i madh se i joni”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



