Igli Cara: Nga nesër, Durrësi në qeverisjen e duhur
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, i është drejtuar Qendrës së Votimit.
Defekti i sistemit elektronik të identifikimit ka shkaktuar radhë, duke e lënë në pritje Carën për disa minuta.
Ai është treguar optimist dhe besimplotë se nga nesër Durrësi do jetë nën qeverisjen e duhur, pavarësisht përdorimit të aparatit shtetëror për të ushtruar presion ndaj votuesve.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Kjo është një ditë e rëndësishme për Durrësin. Të mos stepen, pavarësisht se ka edhe momente jo të mira. Jam optimist që bashkë me qytetarët do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur. Jam optimist që Durrësi më në fund do t’u kthehet qytetarëve. Data 15 do të jetë datë e fitores së madhe për të gjithë durrsakët. Presionet nuk e frenojnë aspak ndryshimin që do të vijë në datë 15. Sa herë që ka zgjedhje prej 10 vitesh, qeveritarët e bëjnë këtë gjë. Votimi do të jetë i sigurt, i fshehtë dhe mbi të gjitha do të jetë i mirë për ta dhe për Durrësin”, u shpreh Cara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



