E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ikën Adriatik Llalla
Lajme

Ikën Adriatik Llalla

Zbulohet dokumenti i OPDAT

Ndërsa kryeprokurorit Adriatik Llalla i mbaron mandati në fillim të dhjetorit, dhe do të duhet të lërë detyrën OPDAT dhe EURALIUS japin rekomandime të qarta për mënyrën se si do të veprohet në rastin konkret, kur përgjegjës për emërimin e tij është KLP-ja, e cila nuk është krijuar ende.

News 24 dhe BalkanWeb kanë siguruar ekskuzivisht dokumentin me sugjerimet konkrete të dy institucioneve të rëndësishme për mënyrën se si duhet të veprohet në rastin konkret.

Sipas tyre, ekziston një dispozitë e qartë që vendin e Llallës ta zërë një prokuror i përkohshëm që zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Për zgjidhjen e tij në Kuvend duhet të jenë gjysma e deputetëve.

Sakaq, sipas dokumentit mandatin e kryeprokurorit aktual nuk mund ta zgjasë asnjë autoritet kushtetues pas skadimit.

“Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”,- theksohet qartë në rekomandimet e OPDAT dhe EURALIUS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.