Rreth 50 pronarë të biznese kanë dalë në protestë para bashkisë së Vlorës, pas njoftimit që IKMT do të shembë pronat e tyre në Zvërnec.
Ata kanë kërkuar që të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në shtatorë dhe më pas të shemben.
Protestuesit janë shprehur se nëse IKMT do të vijë për të shembur ndërtesat, do të kundërshtojnë me forcë.
“Ne mendojmë se jemi të rregullt, kemi kontrata nga bashkia. Paguajmë tatime në mënyrë të rregullt. Nuk kemi marrë asnjë njoftim. Lejen e shfrytëzimin e kemi marrë në vitin 2011. Ne para fillimit të sezonit kemi hedhur të gjitha lekët, kemi investuar,” është shprehur njëri nga protestuesit.
Sakaq, IKMT ka lajmëruar bizneset që deri të hënën të çmontuar godinat e tyre, në të kundër do ti shembin ata si dhe do të kënë ndëshkime me gjoba.



