E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
IKMT njofton përfundimin e aksionit, shemben 33 ndërtesat tek “Astiri”
Publik News

IKMT njofton përfundimin e aksionit, shemben 33 ndërtesat tek “Astiri”

Aksioni i nisur që prej orëve të para të këtij mëngjesi për shembjen e 33 objekteve në zonën e Astirit në Tiranë, ka përfunduar.

Në një njoftim të bërë publik në faqen e Facebook, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë me dije se pak minuta më parë është shembur dhe objekti i 33 në këtë zonë. “Perfundon aksionin tek “Astir”. Vetem pak momente me pare, mjetet e IKMT kane prishur edhe objektin e 33 ne zonen e “Astirit”. Nga operacioni qe filloi mengjesin e sotem, u prishen 15 objekte nje kateshe, 11 objekte 2 kateshe, 6 objekte 3 kateshe dhe 1 objekt kater katesh”, ka njoftuar IKMT.

shembja7

Ky aksion është shoqëruar me tensione, ndërsa banorët kanë protestuar dhe janë përplasur me forcat e policisë për të mbrojtur banesat e tyre duke mos pranuar shembjen.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa është raportuar edhe për të lënduar.

Policia e Tiranës ka bërë me dije se gjatë aksionit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

“Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.