Ilir Beqaj drejt arrestimit, SPAK hap dosjet e tjera ku është zhytur ish-ministri, sekuestrohen dokumente dhe kompjuterë
Mësohet se prokurorët kanë hapur letrat e shumë aferave të tjera të ish-ministrit. Gjithashtu ka nisur hetimi pasuror ndaj tij. Një ndër aferat që po hetohet, është ajo e favoreve që ai i ka bërë “Delta Farmës”, por nuk është e vetmja. Sipas informacioneve, agjentët e BKH dhe policia kanë kryer kontrolle në këtë kompani farmaceutike, si dhe në disa farmaci.
Kontrolli duket se ka lidhje me dyshimet se Beqaj ka favorizuar kompaninë e ‘Delta Pharma’, duke ndryshuar kriteret e një tenderi, duke lejuar futjen e barnave të pacertifikuara në vend gjatë kohës që ishte ministër i Shëndetësisë. Kontrollet janë zhvilluar edhe tek kompanitë “Avicena” dhe farmacitë “Ditë Natë” të cilat janë pjesë e kompanisë “Delta Pharma”. Po ashtu po kryen kontrolle edhe mbi dosjen e “Check Up”.
Mësohet se agjentët e BKH kanë kryer kontrolle në disa banesa në pronësi të Beqajt. Fillimisht u raportua se ishte ushtruar një kontroll te shtëpia që ai ka te “Rruga e Barrikadave”, mirëpo mësohet se ka pasur kontrolle edhe në disa banesa të tjera. Po ashtu janë kontrolluar edhe biznese të tjera. Pra duket se SPAK është kujtuar të shohë dhe shkeljet e tjera që ka bërë Beqaj kur ishte ministër. Sipas burimeve, agjentët kanë sekuestruar sasi të madhe dokumentesh dhe kompjuterë, që mund të fundosin ish-ministrin.
Por sfida më e madhe tani e SPAK do të jetë nëse do e arrestojë apo jo Ilir Beqajn. Sipas burimeve, prangosja e tij është punë ditësh, por kjo do varet dhe te provat që ka sekuestruar SPAK. Megjithatë prokurorët janë në test, pasi kanë bërë arrestime për çështje shumë më të vogla se kaq.
Pas kontrollit të banesës së sh-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mësohet se agjentë e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontrolluar edhe zyrat e ‘Delta Pharma’.
Sipas informacioneve agjentët e BKH-së kanë shkuar në ambientet e kësaj kompanie me forca të shumta policie. Dyshimet janë se po kontrollohen për kontrata të firmosura nga Ilir Beqaj, gjatë kohës që ai mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë.
Kontrolli duket se ka lidhje me dyshimet se Beqja ka favorizuar kompaninë e ‘Delta Pharma’, duke ndryshuar kriteret e një tenderi, duke lejuar futjen e barnave të paçertifikuara në vend gjatë kohës që ishte ministër i Shëndetësisë. Kontrollet janë zhvilluar edhe tek kompanitë “Avicena” dhe farmacitë “Ditë Natë” të cilat janë pjesë e kompanisë “Delta Pharma”.
Ka vetëm një rast kur Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente, kriter të cilin Beqaj duket se nuk e ka rrespektuar për të favorizuar kompaninë ‘Delta Pharma’.
Policia te “Delta Pharma”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



