E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Beqaj i kërkon GJKKO të dalë nga hekurat, ofron garanci pasurore
Lajme

Ilir Beqaj i kërkon GJKKO të dalë nga hekurat, ofron garanci pasurore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, duke kërkuar zëvendësimin e “arrest me burg” me një masë më të lehtë.

Në kërkesën e tij, Beqaj ka ofruar edhe një garanci pasurore prej 20 mijë eurosh, ndërsa kësaj radhe ka bashkëngjitur edhe një vendim të Gjykatës së Lartë, që lidhet me interpretimin e masave të sigurisë, në përpjekje për të mbështetur argumentet e tij ligjore.

Ai ndodhet në paraburgim që prej 4 korrikut 2024, pas arrestimit në kuadër të një hetimi për abuzim me fondet e Bashkimit Europian në strukturën SASPAC.

Sipas SPAK, Beqaj, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të SASPAC, dyshohet se ka urdhëruar zhvillimin e procedurave fiktive të prokurimit gjatë viteve 2022–2023, në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Europian për projektet e EUSAIR.

Prokuroria pretendon se këto tendera janë realizuar vetëm në letër, ndërsa fondet e përfituara kanë përfunduar në mënyrë të paligjshme, përmes skemave të organizuara dhe bashkëpunimeve me persona të tjerë të përfshirë në çështje.

Pritet që Gjykata e Posaçme të shqyrtojë kërkesën e ish-ministrit dhe të vendosë nëse do të ketë një ndryshim të masës së sigurisë në vijim të procesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.