Ilir Meta: Aleancë mbarëkombëtarë për t’i thënë ndal shpopullimit
Partia e Lirisë do i japë fund kësaj keqqeverisje të qëllimshme
Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta ka deklaruar se me politiken qe ndjek qeveria Rama, Shqipëria do të ecë në rrugën e shpopullimit dhe per kete arsye ka ftuar te rinjte ne nje aleancë mbarëkombëtarë për t’i thënë ndal ketij fenomeni shqetesues per vendin.
Ilir Meta: Partia e Lirisë është këtu për ti dhënë fund kësaj keqqeverisje të qëllimshme, që ka në program shpopullimin e vendit dhe demotivimin e rinisë për të qëndruar këtu e për të pasur një jetë të sigurt të niveleve e standarteve evropianë.
Ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të jenë shumë herë më aktivë në jetën politike dhe të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për t’i thënë ndal shpopullimit të vendit dhe për të ndërtuar politika transparente, konkrete, afatgjata, me paketa të plota ligjore që të mbështesin të rinjtë e të rejat, zhvillimin cilësor e gjithëpërfshirës, kualifikimin e të rinjve të rejave, që të ndërtojnë biznese të reja, ne këtë do e bëjmë duke bashkëpunuar ngushtë me ju e duke ju dëgjuar me vëmendje.
Partia e Lirisë si parti e shpresës, parti e rinisë do të mbahet mend për një kthesë rrënjësore të vendit tonë duke i dhënë fund rënies së lirë në humnerën e shpopullimit dhe korrupsionit dhe duke marrë drejtimin e duhur atë të një rruge demokratike, kushtetuese dhe sociale që krijon mundësi të gjithëve e në radhë të parë të rinjve e të rejave.
“Vjedhje në tatime e dogana përmes njerëzve të besuar”
Kreu i Shtëpisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë Rama se po bën “vjedhje nëpër Tatime e Dogana përmes njerëzve të tij të besuar”.
Ish-Presidenti Meta, u shpreh se kryeministri Rama ka prioritet korrupsionin dhe se “lekët nuk kanë shkuar për të bërë rritje propocionale të pagave e pensioneve, por që 1 km rrugë të jetë 6 herë më e shterënjtë se në Serbi, që të vidhet 6 herë më shumë për 1 km rrugë të re”.
Ilir Meta: “Refereundmi është mjeti kryesor që të rinjtë dhe të rejat të kenë në kontroll çdo rast klasën politike, Parlamentin, qeverinë dhe institucionet e tjera.
Atë mjet që kemi në Kushtetutë ne do bëjmë një ligj që të jetë i zbatueshëm dhe kërkojmë mbështetjen tuaj për referendumin sepse është fuqia e popullit, e vetë të rinjve që t garantojnë një sistem të qëndrueshëm demokratik, ligjor dhe ekonomik.
Mungesa e perspektivës së të rinjve, e krijimit të vendeve të reja të punës i shtyn të rinjtë të bëhen pjesë e industrisë mizore të drogës, Fillimisht të josh pastaj të bën të varur, të rrëmben në krahët e saj. Prioritet për ne është që të rinj të socializohen sa më shumë, të merren me sport, të rrisin aftësitë dhe cilësitë, të kualifikohen. Kjo është rruga për të pasur një rini të aftë, të sigurt.
Sa shumë të rinj e të reja e bëjnë gjumin me dhimbje koke se si do përballojnë koston e jetesës, martesën apo ku do jetojnë. Do bëjmë çdo politikë mbështetëse për të rinjtë, familjet e reja.
Kjo qeveri prioritet kryesor ka korrupsion. Çështjë kjo diferencë me vendet e rajonit, është vjedhje? Vjedhje në dogana e tatime përmes nepotizimit,përmes njerëzve të besuar, është humbje e madhe jo vetëm për buxhetin e shtetit por edhe politikat sociale, jemi vendi që ka rroga më të ulta në rajon dhe pensione më të ulta. Lekët nuk kanë shkuar të bëjnë rritje propocionale të pagave e pensioneve, pro që 1 km rrugë të jetë 6 herë më e shterënjtë se në Serbi, që të vidhet 6 herë më shumë për 1 km rrugë të re.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta ka deklaruar se me politiken qe ndjek qeveria Rama, Shqipëria do të ecë në rrugën e shpopullimit dhe per kete arsye ka ftuar te rinjte ne nje aleancë mbarëkombëtarë për t’i thënë ndal ketij fenomeni shqetesues per vendin.


