E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta zhduku fjalimin që mbajti në inagurimin e pronës së bosit të drogës
Lajme

Ilir Meta zhduku fjalimin që mbajti në inagurimin e pronës së bosit të drogës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një fjalim të rrallë ditën kur u inagurua  hoteli “Santa Quaranta” i baronit më të madh të drogës në Ballkan, Klement Balili. Më pas, kur baroni i drogës u zbulua nga DEA amerikane, Presidenti aktual, në atë kohë Kryetar i Kuvendit, e zhduku fjalimin nga arkiva e Kuvendit, për të mjegulluar lidhjet me Klement Balilin.

Së bashku me këtë të dhenë “Pamfleti.com” në vijim të shkrimit me titull: “Mesazhi i koduar/ Fjalimi komprometues i Ilir Metës për hotelin e Balilit, si e zhduku më pas nga arkiva e Kuvendit” analizon se:

“Nëse Ilir Meta nuk do të angazhohej për të zhdukur fjalimin dhe fshirë çdo gjurmë të prezencës së tij në inaugurimin e hotelit, nuk do të krijoheshin dyshime për një lidhje të fortë me Klement Balilin, i emëruar si njeri i Lëvizjes Socialiste për Integrim drejtor i Transporteve në Sarandë.

Kuvendi i Shqipëri, pasqyroi pjesëmarrjen e Ilir Metës në inaugurimin e resortit politik, si çdo aktivitet tjetër të zakonshëm, por sapo Balili u demaskua nga DEA amerikane si baroni më i madh i drogës në Ballkan, Ilir Meta zhduku gjithçka rreth ceremonisë nga arkivi i Kuvendit. Nga verifikimet e kryera, në arkivin e Kuvendit, është zhdukur gjithçka rreth asaj ceremonie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.