E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Xhepaj dyshohet se vrau dy biznesmenët në Laç, xhaxhait i lënë 8 plumba në derën e shtëpisë, babain e plagosën me armë
Publik News

Ilir Xhepaj dyshohet se vrau dy biznesmenët në Laç, xhaxhait i lënë 8 plumba në derën e shtëpisë, babain e plagosën me armë

Skënder Lika, xhaxhi i Ilir Xhepajt (Lika), ka marrë mëngjesin e sotëm një mesazh kërcënues pasi në derën e shtëpisë i kanë lënë 8 plumba pistolete. Kërcënimi dyshohet se ka ardhur pas ngjarjes ku është përfshirë nipi i tij.

Ilir Xhepaj (Lika) është një prej personave të dyshuar si të përfshirë në atentatin e 30 majit 2020 në Laç, ku mbetën të vdekur brenda në hotel dy biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Ilir Xhepaj është i dyshuar bashkë me Eduard Lamajn, Klaudio Përkolën dhe Oltion Vlashin.

Ndërkohë, saga e hakmarrjes mes familjeve ku janë përfshirë fëmijët e tyre, duket se tashmë ka nisur. Ajo të cilën i druheshin familjarët e autorëve të dyshuar, ka nisur.

Kujtojmë se afro 3 javë më parë, Myslim Lika, babai i Ilir Xhepajt (Lika), është qëlluar me armë zjarri në Mamurras. 65 vjeçari ishte duke u kthyer nga varrimi i motrës së tij bashkë me disa të afërm të tjerë, kur nga një mjet me xhama të zinj u qëllua me breshëri.

Myslim Lika mori një plumb në zemër dhe u dërgua me urgjencë te Trauma në Tiranë, dhe fatmirësisht mundi të jetojë. Bashkëshortja e tij, Dile Lika tha për mediat se të afërmit e tjerë kishin parë autorin. Personi që qëlloi me armë, sipas saj, ka qenë Zef Marku.

Prokuroria ka nisur hetimet për këto ngjarje të rënda, të cilat duket se kanë nisur dhe po shkaktojnë ngjarje të tjera zinxhir. Familjarët e Ilir Xhepajt (Lika), pretendojnë se djali i tyre nuk është i përfshirë në atentatin ku mbetën të vdekur biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.