E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Imami Elvis Naçi i shet spitalin ‘Continental’ Kryegjyshatës Bektashiane për 850 mijë USD:
Publik News

Imami Elvis Naçi i shet spitalin ‘Continental’ Kryegjyshatës Bektashiane për 850 mijë USD:

Imami i njohur, Elvis Naçi ka vendosur t’i shesë Spitalin ‘Continental’ Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për një shumë prej 850 mln lekësh.

1

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se me paratë e përfituara, përmes Fondacionit Firdeus, do të ndërtojë dy lagje të reja për njerëzit në nevojë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Fondacioni Firdeus vendosi ta shese Spitalin Continental me shume prej 85 milionë (leke te reja) dhe me fondin e perfituar do te ndertoje nje lagje per te varferit ne Kosoven tone te dashur dhe disa apartamente ne Maqedoni per njerezit ne nevoje.  Por jo vetem kaq, nje tjeter lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqiperi, perveç Thumanes qe po shkon drejt perfundimit”, thekson ai. 

Drejtuesi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” shkruan gjithashtu se në Maqedoni do të ndërtojë disa apartamente për personat në nevojë.

Postimi i Elvis Naçit:

Sot dua te ndaj nje lajm te bukur, nje lagje e re pritet te ndertohet nga Fondacioni Firdeus ne Kosove. Kryegjyshata Boterore Bektashiane na beri nje kerkese per te blere Spitalin Continental me deshiren per te patur edhe ky Komunitet nje Spital si komunitetet e tjera Fetare, pervec kesaj Spitali ‘Continental’ gjendet ne pronen dhe ndertesen e Kryegjyshates Boterore Bektashiane dhe deshira e tyre eshte qe te investojne ne te gjithe zonen dhe pronat e tyre!

Fondacioni Firdeus vendosi ta shese Spitalin Continental me shume prej 85 milionë (leke te reja) dhe me fondin e perfituar do te ndertoje nje lagje per te varferit ne Kosoven tone te dashur dhe disa apartamente ne Maqedoni per njerezit ne nevoje.  Por jo vetem kaq, nje tjeter lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqiperi, perveç Thumanes qe po shkon drejt perfundimit.

Bamiresi mbi bamiresi, pasi spitali Continental qe po blen Kryegjyshata Boterore Bektashiane do te vazhdoje traditen e ndihmes se njerezve te pamundur por edhe  sepse me te ardhurat prej shitjes do te ndertohen lagje dhe shtepi te tjera te cilat do te zbukurojne dhe rehatojne zemrat e nevojtareve. Zoti ju shperblefte sepse bashke po zbusim sa mundemi hallet e shqiptareve. Amin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.