E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
IMT merr para dhe fal kioskat te Delijorgji
Lajme

IMT merr para dhe fal kioskat te Delijorgji

Fushatat e madhe e qeverisë për çlirimin e hapësirave publike po ecën me ritme të shpejta, por vetëm atje ku nuk preken interesat e mëdhenj. Ndërkohë që kioskat nëpër zonat e Tiranës, janë rrëzuar me zell nga fadromat e IMT-së, sepse kishin zaptuar hapësirat publike, në kompleksin Delijorgji gjithçka është e paprekur, si në ndonjë rezervat oligarkik.

Aty IMT nuk ka guxuar të afrohet, sepse, siç duket, ligji për ndërtimet pa leje ka sy selektiv, sheh vetëm nga periferitë. Të varfrit shemben me vendosmëri, ndërsa të pasurit shemben me përulje. Administratorit të kompleksit, Mihal Delijorgji, mesa duket i ka rënë shorti i imunitetit urban. Në atë zonë devijojnë fadromat e IKMT-së, ose ndoshta parimi i barazisë përpara ligjit ka nevojë për një përjashtim të artë.

Denoncimi:

Ne kuadër te aksionit te fundit, te lirimit te hapësirave publike, tek ambjentet qe njerezit punojnë per te siguruar bukën e femijeve, pa dalje ne trotuar, gjithcka eshte shembur, tek oligarket e preferuar, asnje gozhdë nen kembe. Keto foto jane sot tek kompleksi Delijorgji, gjighcka normale, kurse tek Fusha e Aviacionit, eshte shembur gjithcka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.