E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Infektohet me coronavirus DREJTORESHA e klinikës në Maqedoninë e Veriut, foli përpara 100 të pranishmëve
Publik News

Infektohet me coronavirus DREJTORESHA e klinikës në Maqedoninë e Veriut, foli përpara 100 të pranishmëve

Nina Caca Biljanovska

Situatë alarmi edhe në Maqedoninë e Veriut ku ka shkuar në 7 numri i personave të infektuar nga Koronavirusi.

 

Tre rastet e reja e të infektuarve janë familjarët e të infektuarve të parë nga Dibra, ndërsa personi i katër i prekur nga kjo situatë është drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska.

Ajo që e bënë akoma më të frikshme këtë situatë është që mjekja Biljanovska është kthyer nga Italia në Maqedoni një javë më parë dhe nuk ka bërë asnjë kontroll. Madje ka filluar punën normalisht. Bëhet me dije se ajo ka zhvilluar dhe një konferencë ku kanë marrë pjesë mbi 100 veta.

Sakaq, janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre 64 punonjës të Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës. Persona këta që kanë pasur kontakt me mjeken e infektuar.

Autoritetet përkatëse kanë vendosur që për shkak të kësaj situate klinika të qëndrojë e mbyllur 14 ditë. Ndërsa drejtoresha do të pezullohet nga puna për shkak se nuk u paraqit për kontroll pasi u kthye nga Italia dh e rrezikoi dhe infektimin e shumë personave të tjerë.

Kujtojmë se koronavirusi ka prekur dhe vendin tonë dhe prej dy ditësh janë raportuar 6 persona të infektuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.