E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Infektohet  me covid dhe këshilltari kryesor i Donald Trump
Publik News

Infektohet me covid dhe këshilltari kryesor i Donald Trump

 

Covid-19 është futur thellë në Shtëpinë e Bardhë.

Stephen Miller, një nga këshilltarët kryesorë të presidentit Donald Trump ka rezultuar pozitiv me Covid. Ai u ndje keq pas një udhëtimi me Trump të mërkurën e kaluar, por lajmi u bë i ditur vetëm sot.

Miller është truri i strategjisë së politikës së jashtme dhe emigracionit të presidentit, krijuesi i parullës ‘Amerika e para’, si dhe autori i fjalimeve politike të presidentit amerikan.

Në një deklaratë të bërë publike sot, Miller njoftoi se prej 5 ditësh ndodhet në izolim bashkë me gruan e tij. Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany, gjithashtu është infektuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.