E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inteligjenca britanike jep afatet kohore: Deri në fund të vitit e heqin nga pushteti!
Lajme

Inteligjenca britanike jep afatet kohore: Deri në fund të vitit e heqin nga pushteti!

Teksa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk ka ndërmend të përfundojë, spkulimet mbi shëndetin e liderit rus Vladimir Putin nuk kanë fund.

Së fundmi në rrjet janë shpërndarë deklaratat e bëra nga shefi i inteligjencës britanike, Richard Dearlove, i cili ngre pretendimet mbi një përkeqësim të shëndetit të presidentit rus.

Putin, sipas Dearlove, vuan nga një sëmundje kronike prej së cilës nuk ka rrugë tjetër veçse të përfundojë në spital.

“Deri në fund të vitit, do ta keni në sanatorium”, ishte komenti i tij.

Njeriu që shërbeu si kryetar i Shërbimit të Inteligjencës Britanike nga viti 1999 deri në 2004, thotë se shtrimi i Putinit në spital, do t`i hapë rrugën largimit të tij nga detyra pa grusht shteti.

Sipas mediave britanike, shëndeti i shefit te Kremlinit u përkeqësua ndjeshëm të premten dhe mjekët e kanë këshilluar të shmangte takimet për disa ditë. Shtypi anglez thotë se vendin aktualisht po e drejton në mungesë të tij kryetari i këshillit të sigurisë kombëtare, ish agjenti i FSB-së, Nikolai Patrushev.

Edhe Christo Grozev i Bellingcat, ekspert mbi sigurinë ruse, pohoi përpara disa ditësh se zyrtarë të lartë të sigurisë në Kremlin e konsiderojnë tashmë të “humbur” luftën në Ukrainë.

Putini sipas tyre, po i humbet fuqitë dhe njerëzit e besuar të tij, po reduktohen në numër. Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha për Sky News javën që shkoi Vladimir Putin, përveçse mjaft i sëmurë fizikisht, është edhe “në një gjendje shumë të rënduar psikologjike”.

Budanov u shpreh optimist se Ukraina do të arrijë ta mposhtë armikun dhe se lufta do të “mbarojë deri në fund të vitit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.