Interesim për t’iu bashkuar KLP-së, 5 prokurorë dorëzojnë aplikimet!
Pesë prokurorë shqiptarë kanë dorëzuar këtë të premte aplikimin për të kandiduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Prokurorët të cilët kanë dorëzuar aplikimet janë Zeqir Hoda, Sokol Stojani, Deniona Katro, Elona Alvora, Ludovik Doda.
Njoftimi i KLP-së:
Përfundon procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela në 22 korrik 2021 bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Në përfundim të afatit të përcaktuar, datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:
Znj. Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
- Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
- Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
Znj. Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
- Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës
Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve ligjore. Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



