Interi mposht lehtësisht Napolin, zikaltrit në krye të Serisë A
Të besuarit e Antonio Contes kanë mposhtur Napolin me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A
Zikaltrit kaluan në avantazh pas 14 minutave lojë kur Romelu Lukaku dërgoi topin në rrjetë.
Pa u mbyllur pjesa e parë në skenë del sërish Lukaku i cili në minutën e 33’ dyfishoi shifrat falë asistim të marrë nga Marcelo Brozovic.
Aerk Milik arriti të kundërpërgjigjej nga radhët e skuadrës mike, duke ngushtuar rezultatin në 1-2, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë.
Rezultati final dhe fati i këtij takimi u vendos në minutën e 62’, kur Lautaro Martinez shënoi për 1-3, duke i dhënë qetësinë skuadrës së Interit.
Pas kësaj fitore, Interi kryeson Serinë A me 45 pikë të grumbulluara, po aq sa Juventusi i vendit të dytë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



